Masakër në qendrën e Dëshmitarëve të Jehovait në Gjermani/ Një person hyn i armatosur ,le të paktën 7 të vrarë dhe 8 të plagosur

Të paktën shtate besimtarë janë vrarë në një qendër të Dëshmitarëve të Jehovait në Hamburg të Gjermanisë, njoftojnë mediat e huaja. Një person i armatosur ka hyrë brenda saj dhe ka hapur zjarr, duke lene te vdekur shtatë persona dhe të paktën tetë të tjerë të plagosur, ndersa mendohet se mes të vrarëve është edhe autori i sulmit.

Policia flet për një situatë të rëndë. Qytetaret u paralajmëruan për “rrezik ekstrem” përmes aplikacionit të paralajmërimit të fatkeqësive. Policia bëri thirrje për të shmangur zonën e prekur rreth Deelbwge. “Kërkoni strehim në një ndërtesë menjëherë,” përdorni telefonin vetëm në raste urgjente ekstreme në mënyrë që linjat të mos shemben” thuhet në njoftimet.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.