Çmenduri në Pogradec/ Vëllai nxjerr me forcë vëllanë nga banesa…

Policia e Pogradecit bën me dije se ka proceduar penalisht në gjendje të lirë një banor të fshatit Vërdovë të Pogradecit, pasi me vetëgjyqësi ka tentuar të largojë forcërisht nga banesa, vëllanë e tij. Materialet në ngarkim të tij kaluan në prokurori për veprime të mëtejshme.

Gjithashtu policia ka arrestuar në flagrancë një 64-vjeçar i cili ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish-bashkëshortes së tij. 64-vjeçari, banues në fshatin Buçimas, e ka goditur ish-bashkëshorten me një mjet pune, duke e lënduar.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.