Dy persona arrestohen dhe një tjetër ndiqet penalisht në Korçë, ja për çfarë akuzohen…

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Korçës dhe një tjetër po ndiqet penalisht, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale. Në pranga ra V. B., 31 vjeç, banues në Shënvlash, Durrës, pasi u konstatua në hyrje të Republikës së Shqipërisë, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, e cila i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë plagosjen e rëndë.

Po ashtu, filloi procedimi në gjendje të lirë për R. T., 61 vjeç, banues në Korçë pasi gjatë kontrollit të ushtuar nga shërbimet e Policisë Kufitare të Kapshticës, në automjetin që drejtonte 61-vjeçari, u gjetën të fshehur 2 emigrantë, të cilët dyshohet se ishin ndihmuar nga ky shtetas me qëllim kalimin e kufirit, ilegalisht.

U arrestua edhe Xh. K., 38 vjeç, banues në fshatin Boboshticë, pasi në fshatin Dardhë të Korçës, u kap duke transportuar një sasi lënde drusore, të prerë në mënyrë të paligjshme.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.