Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Korçë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. G., 22 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, me një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kanabis, me vete. Gjithashtu, 22-vjeçari nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për kryerjen e kontrollit fizik ndaj tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.
