Misioni më i ri i Luiz Ejllit është të bëjë Kiarën të besojë se lidhjes së tyre po i vjen fundi, këngëtari duket se po e realizon me sukses misionin e tij pasi gjatë gjithë ditës ai është treguar indiferent me të dhe e ka mërzitur me fjalët e tij. Mirëpo Kiara e cila nuk është në dijeni të misionit të tij është shqetësuar shumë dhe ka tentuar vazhdimisht të flasë dhe të sqarohet me Luizin.
Ai i tha se marrëdhënia e tyre ka ecur me hapa shumë të shpejtë dhe se nuk është i sigurt nëse do ta vazhdojë këtë lidhje… Mëngjesin e sotëm ata konsumuan kafen e mëngjesit bashkë, por nuk patën komunikim….
Më pas Kiara ka nisur të shprehë ndjenjat e saj për të dhe i kërkoi të mos dyshoj tek ajo, madje duke iu betuar që e dashuron, por tha se kjo gjendje mes tyre po e frikëson…. Pasi moderatorja u largua nga ai për të qëndruar vetëm, Luizi nisi që të fliste me kamerat dhe tha se ‘nuk e meritonte atë’.“Po të ma kishte bërë Kiara mua këtë punë. Prandaj them unë se nuk e meritoj Kiarën, se Kiara është më e mirë se unë. Të ja ha zemrën, vdeksha unë për të”, dëgjohet të thotë këngëtari.
