Gvozdenoviç: “Skënderbeu klub me emër edhe në Evropë, do të rikthehet në majë…

Pas vetëm një sezoni në Kategorinë e Parë, Skënderbeu do të rikthehet në Superiore, pasi e siguroi matematikisht dy javë nga fundi, pas fitores 4-0 në Cërrik ndaj Turbinës. Një meritë të padiskutueshme për këtë sukses ka edhe trajneri serb Ivan Gvozdenovic, i cili pasi u shpall 3 herë kampion si futbollist në elitën e futbollit shqiptar, tani është vetëm një fitore larg titullit si trajner në Kategorinë e Parë.

Në një intervistë ekskluzive për Neës 24, Gvozdenovic, pohoi se ka patur jo pak presion, pasi Skënderbeu është një emër i madh i futbollit shqiptar, por ia doli. -Skënderbeu nuk u vonua shumë dhe u rikthye shpejt në elitë. Si ka qenë kjo periudhë ne krye të Skënderbeut? Ke pasur presion?

–A do të vijoni të qëndroni në krye të Skënderbeut edhe për sezonin tjetër, keni biseduar me presidentin? 

-Akoma nuk kam biseduar, nuk kemi mbaruar akoma, kemi dhe dy javë, kemi kohë, por do të ulemi në tavolinë dhe do të flasim bashkë. Jam shumë pozitiv.

–A ka klubi, drejtuesit, një projekt të qartë për sezonin e ri?

Gvozdenoviç vs Takaj

-Me sa di unë, nga klubi ka një projekt shumë të madh dhe shumë serioz.

Sa shanse ka Skënderbeu të rikthehet sërish në majë, apo çdo gjë është e varur me dënimin e UEFA-s?

-Për vendimin nuk di asgjë, sepse është punë e klubit, por për pjesën tjetër mendoj se emi në Superligë, jemi klub i madh, do luftojmë përsëri për ta rikëthyer Skënderbeun në majë.

-Si ndiheni për këtë arritje në këtë fazë? 

-Unë jam shumë i lumtur dhe i emocionuar, sepse unë kam qenë edhe një lojtar i Skënderbeut, u shpalla 3 herë kampion. Kur erdha këtu ishte moment i vështirë, kishin humbur besimin lojtarët, ishim si në gjumë, por javë pas jave ishim më mirë dhe tani jam shumë i lumtur. Unë e di si është Skënderbeu, e dinë tifozët, e dinë të gjithë tani, jam shumë i lumtur dhe i qetë. Nga këto 14 javë tani jam shumë i qetë, sepse ishte presion shumë i madh.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.