Zhaklin Lekatari është një personazh i cili me komentet dhe opinionet e saj për banorët e Big Brother Vip ka tërhequr vëmendje të madhe në rrjet. Ditën e sotme, regjisori Eduart Grishaj, ka publikuar një foto nga përkatitjet për spektaklin e rradhës. Në foton e postuar nga Eduarti në “InstaStory”, shihen Sara Hoxha, Arbana, Eduarti, Arbër Hajdari dhe Zhaklina, mirëpo kjo e fundit nuk rezulton te personat që regjisori ka bërë “tag”.
“Black team”, shkruan Eduarti krah fotos ku të gjithë janë veshur me të zeza, gjithashtu edhe Zhaku, por që emri i saj nuk figuron në asnjë cep të fotos.
Kujtojmë se gjatë spektaklit të së martës, mometi kur Arbana Osmani “shpërthen” në britma ndaj Zhaklinës bëri xhiron e rrjetit.
“Zhaklina çfare ke sonte, kush të ka yshur. Një sekond qetësohu!”- ka thënë Arbana, teksa kjo është shoqëruar edhe më të qeshura duke u shtensionuar situate.

