Mungoi në ceremoninë e celebrimit/ Luizi thyen heshtjen për nënën dhe tregon shkakun(Video)

Pas fitores së ”Big Brother Vip 2”, Luiz Ejlli ka nisur ëndrrën e lënë në sirtar, atë të koncerteve. Por në natën finale të së shtunës, ku ai dhe Kiara kurorëzuan dashurinë në një celebrim madhështor në tarracën e Bashkisë së Tiranës, u vu re mungesa e nënës së tij. Ai ka folur për herë të parë dhe në mbrëmjen e djeshme në Aftër Party-n e organizuar nga produksioni, Luizi ka treguar se menjëherë pasi është zgjuar në mëngjes, është nisur për në Shkodër për shkak se ka pasur nënën sëmurë. “

Kam ikur tinza në Shkodër, shkova sepse kam pasur nënë paqejf”, deklaroi këngëtari duke treguar kështu se nëna e tij ka qenë e sëmurë gjatë këtyre ditëve.

Ai u pyet nëse ka fjetur në shtëpinë e Kiarës, pas daljes nga BBV, por nuk pranoi të japë komente. Luizi po ashtu u shpreh i gatshëm për të qenë pjesë e BBV, edicionin e ardhshëm të këtij formati, kësaj here si pjesë e produksionit. Në rrjete sociale ku analizohet çdo detaj, jeta e Luizit edhe pas daljes nga shtëpia e BB edhe pas 4 muajve qëndrim, vijon që të jetë e njëjtë. Kudo që ai është, filmohet dhe komentohet në masë.

https://www.instagram.com/reel/Cr_IM8GgYv8/?utm_source=ig_web_copy_link

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.