Nuk ndalet rënia e euros, thyen rekordin e minimumit historik…

Euro po këmbehet gjatë së martës me 107 lekë. Ky është niveli rekord i dobësimit të monedhës europiane ndaj lekut i paregjistruar më parë në kursin e këmbimit në vendin tonë. Dobësimi i euros ka qenë i fortë dhe brenda një muaji ka humbur rreth 7 pikë. Tendenca rënëse e euros nisi në mes të muajit maj për të vijuar me ritme më të shpejta në ditet e para të qershorit.

Ekspertët paralajmërojnë se futja e flukseve të eurove nga turizmi dhe remitancat gjate veres do të ndikoj në forcimin e mëtejshëm të lekut shiqeptar ndaj euros. Kjo ecuri paralajmëron se edhe niveli i inflacionit për këtë muaj do të pësoj rënie duke qene se dobësimi i euros reflektohet direkt në çmimet e të cilat shiten produktet.

Dobësimi i euros ka efekte të forta në uljen e nivelit të borxhit të qeverisë shqiptare. Ndërkohë që qytetarët edhe bizneset që kanë kredi në euro tashmë do të paguajnë më pak për këstet mujore.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.