Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. O., 31 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, pasi dyshohet se i ka vjedhur një shumë parash, një 42-vjeçari.
–Gjithashtu specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin J. S., 25 vjeç, banues në fshatin Qinam, Ersekë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur fizikisht, një 53-vjeçare.
