“Hajde në Amerikë se këtu bëhet jeta” /Luiz Ejlli publikon videon :”Urdhëro, rruhet rrobi në pasqyrë të makinës, bëhet jeta këtu…

Prej disa ditësh fituesi i Big Borther VIP Albania, Luiz Ejlli ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po mban koncerte në shtete të ndryshe amerikane. Herë pas herë këngëtari poston momente nga koncertet. Sot Luiz Ejlli ka zgjedhur të publikojë një video, ku duket një person, i cili rruhet në pasqyrë të makinës.

Luizi teksa jep një mesazh për ata që duan të shkojnë në Amerikë, me ironi thotë “këtu bëhet jeta”.

Kur thonë hajde në Amerikë se bëhet jeta. Urdhëro, rruhet rrobi në pasqyrë të makinës. Bëhet jeta këtu!! E mirë mirë, e rrujti për nder e rrujti, shiko si e fryn faqen. Ka lezet”, shprehet Luizi, i cili më pas komunikon disa fjalë në anglisht me personin.

https://www.instagram.com/reel/CtXPg-srw4m/?igshid=MTc4MmM1YmI2Ng==

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.