Qëndrimet e Ramës kundër Kurtit/ Zyrtarja e Kosovës bën thirrje: “Bojkotoni bregdetin shqiptar!

Anëtarja e Bordit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK), Albulena Mehmeti ka bërë thirrje për bojkotim të bregdetit shqiptar sivjet. Sipas saj, “vetëdijësimi i shqiptarëve në Kosovë duhet të ngrihet duke e bojkotuar rivierën e Shqipërisë për këtë vit”.

“Vetëdijësimi i shqiptarëve në Kosovë duhet të ngrihet duke e bojkotuar rivierën e Shqipërisë për këtë vit.

P.s 13 marrëveshjet e pezulluara ishin për qytetarët jo vetëm për KM. Të bashkuar jemi më të fuqishëm”, shkruan ajo.

Për këtë qëndrim skandaloz të saj, ka reaguar Kryetari i Sindikatës së Pavarur të RTK-së, Fadil Hoxha. Hoxha, me ironi ka deklaruar se bordit aktual të RTK-së i “duhet mandat i përhershëm”.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.