Dy ditë pushim Luizi bën të paimagjinueshmen në Amerikë: “Kap furgonin dhe shtron pllaka me burrin e motrës…

Këngëtari i dashur për publikun, Luiz Ejlli, prej disa ditësh ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po mban koncerte të shumta. E teksa ndodhet në Amerikë, fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP” ka zbuluar përmes postimeve në rrjetet sociale se ka takuar edhe familjarët e saj.

Ndërkohë mbrëmjen e sotme, Luizi ka postuar një video në “Instastory” ku me shaka shprehet se bashkëshorti i motrës e ka futur për të punuar.

“Qysh se erdha në Amerikë kisha dy ditë pushim, erdhi burri i motrës e më tha ‘A je pushim? Po, hajde me punu. Kam furgonin e shtrojmë pllaka’. Ika, ju ruajt i madhi Zot se këna me shtruar do pllaka”, thotë Luizi duke qeshur.

https://www.instagram.com/reel/Ctho_L1Os-f/

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.