E rëndë në Itali, shqiptari godet me thikë marokenin….

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një shqiptar ka qëlluar me thikë një maroken. Mediat italiane raportojnë se ka pasur një debat mes marokenit dhe shqiptarit, ky i fundit në tension e sipër ka nxjerrrë thikën dhe ka qëlluar dy herë në gjoks dhe bark marokenin.

Pas ngjarjes shqiptari i moshës 20 vjeç është larguar, ndërsa plicia ka mundur ta identifikojë dhe arrestojë.

I plagosuri iu nënshtrua një operacioni e më pas u transferua në repartin e terapisë intensive, ku ndodhet ende tani, pa rrezik për jetën.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.