S’përbahen burrat nga Pogradeci/ Djali rreh nënën, tjetri rreh nipin…

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. Xh., 39 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. Xh., 63 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike dhe ka kanosur me fjalë, nipin e tij.

Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. Q., 56 vjeç, banues në fshatin Grunjas, Pogradec, pasi dyshohet se i ka dëmtuar një kamer sigurie një 54-vjeçari.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.