E rëndë/ 31-vjeçari i ve flakën vetes me benzinë….

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të hëne në Tiranë, në afërsi të një qendre tregtare në zonën e njohur si “Kthesa e Kamëz”. Një 31 vjeçar, i identifikuar si Ervis Marku, ka spërkatur veten me benzinë dhe më pas i ka vënë flakën. Ngjarja është parë nga kalimtarët, të cilët të tmerruar kanë njoftuar Policinë dhe ambulancën. Sipas autoriteteve, i riu ka mbetur i dëmtuar dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e djegie-plastikës për mjekim të specializuar.

Në vendin ku ai i ka vënë flakën vetes, ka mbërritur dhe grupi hetimor, për të sqaruar rrethanat e plota të saj.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 26.06.2023, rreth orës 11:40, në afërsi të një qendre tregtare te kthesa e Kamzës, ka tentuar të vetëdigjet me lëndë djegëse dyshohet benzinë shtetasi E. M., 31 vjeç. Si pasojë është dëmtuar dhe është dërguar në spitalin e djegie-plastikës për mjekim. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.