Skenderbeu dhe Dinamo e mbyllin në “paqe” 1-1 sfidën miqësore në Korçë (Video)

Skënderbeu dhe Dinamo kanë zhvilluar sot një ndeshje miqësore në Korçë, si pjesë të përgatitjeve të tyre për sezonin e ri. Një sfidë ku të dy trajnerët kishin mundësi të shihnin gjendjen e futbollistëve dhe se si po integrohen në ekip blerjet e reja. Të parët kaluan në avantazh miqtë në minutën e 15′ ndërsa për Skënderbeun barazoi Prençi në 90’ . U aktivizuan edhe Shaqe, Muharem, Rashica, Gërxho, Dervishaj e Beçka.

Vlerësohet si një test pozitiv ky për ekipin bardhekuq të drejtuar nga Ivan Gvozdenoviç .

SKËNDERBEU-DINAMO 1-1
Golat:
Prençi 90’ / Denison 15’

FORMACIONET TITULLARE

SKËNDERBEU: Alia, Frashëri, Prençi, Ramos, Zenullari, Janaqi, Pecani, Liçi, Moses, Lika, Nikaj.
Trajner: Ivan Gvozdenoviç

DINAMO: Sali, Marku, Hoxha, Behiratçe, Prodani, Ivan, Lorran, Jaku, Denison, Kapllani, Kaçorri.
Trajner: Dritan Mehmeti


Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: