Dy persona, babë e bir, përkatësisht 50 dhe 24 vjeç janë arrestuar pasi kanë dhunuar me grushte dy përmbarues gjyqësorë në Librazhd. Ata kishin shkuar në ambientet e hotelit, për të ekzekutuar një vendim civil për dëmshpërblim, në zbatim të një vendimi civil të vitit 2014, të Gjykatës së Elbasanit, por kanë hasur në rezistencë fizike dhe më pas janë goditur.
Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhje e ngjarjes së rëndë.
Të arrestuarit janë nga qyteti i Elbasanit, ndërsa tashmë do përballen me akuzën “Goditje për shkak të detyrës”.
