Pogradec/ Shpërthen bombola e gazit në banesë, digjet komshiu që tentoi të fikte zjarrin…

Një bombol gazi ka shpërthyer brenda një banese mesditën e kësaj të shtune në Rëmenj Pogradecit ,e cila për pasojë ka marrë flakë. Autoritet policore bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:15, në banesën e shtetasit F. T. Burimet zyrtare bëjnë me dije se për pasojë është djegur lehtë në këmbë komshiu i pronarit te banesës, shtetasi B. K., që ka ndërhyrë për fikjen e zjarrit. Ai është dërguar me urgjencë për mjekim në spitalin e Pogradecit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: