Shqiptarët bëhen bashkë, sigurohet më shumë se dyfishi i parave për operacionin e Genc Fugës

Në më pak se 12 orë nga hapja e llogarisë në Go Fund Me, është siguruar më shumë se dyfishi i parave të nevojshme për operacionin e aktorit, pedagogut dhe njeriut të artit shqiptar Genci Fuga. Ishte bashkëshortja e tij Eni Jani, ajo që kërkoi ndihmën e miqve, për shkak se Genci kishte pësuar një goditje në tru, dhe kishte të domosdoshëm një operacion që kushtonte 19 mijë euro.

Menjëherë miq, të njohur dhe artdashës, përmes dhurimeve online kanë mundur që të sigurojnë shumën.

1200 persona kanë mundur që të sigurojnë deri tani shumën prej më shumë se 42 mijë e 500 euro, ndërkohë që tashmë lutjet e të gjithëve shkojnë për përmirësimin e shëndetit të aktorit.

Në një intervistë së fundi, Genc Fuga kishte folur pa dorashka, për gjendjen ekonomike në të cilën ndodhen artistët në Shqipëri, ku sipas tij jo në pak raste ai kishte dështuar për të përmbushur nevojat si kryefamiljar, përballë vajzave të tij.

https://gofund.me/a4b526fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.


Na ndiqni: