Aksident me një të plagosur në aksin rrugor Korçë – Pogradec. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Libonik, shumë pranë urës së këtij fshati. Mesohet se drejtuesi i mjetit tip “Benz” në momentin e daljes nga rruga nacionale ka kryer një parakalim të gabuar. Shpejtësia ka qenë aq e madhe sa mjeti pasi është përplasur në barrierat mbrojtëse të aksit nacional ka
“fluturuar” duke bërë disa fluturime në ajër dhe me pas ka përfunduar jashtë kësaj rruge në kanal.
Maliq/Informacion paraprak:
Më datë 02.08.2023, rreth orës 14:20, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në afërsi të urës së Maliqit, shtetasi K. Xh., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit K. Xh., i cili u dërgua për ndihmë mjekësore në spitalin e Korçës. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.”
Aksident i frikshëm në aksin ‘Korçë-Pogradec’/ ‘Benz-i humb kontrollin dhe del nga rruga,plagoset shoferi… pic.twitter.com/a73xIEzUtj
— KorcaBlog.com (@korcablog1) August 2, 2023
Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.