Aktori i famshëm italian ndjek “trend”-in e kësaj vere, pushimet po i kalon në Shqipëri…

Nëse nuk ju kanë mjaftuar mijëra italianët në rrugët e Shqipërisë këtë vit që kanë zgjedhur t’i kalojnë pushimet në vendin tonë si asnjëherë më parë masivisht, për të kuptuar që në fakt bregdeti ynë është trendi i kësaj vere, ndoshta mund t’jua mbushte mendjen kryeministrja italiane, Gioergia Meloni, që i kaloi disa ditë bashkë me familjen këtu.

Megjithatë, për ju që nuk keni edhe aq besim te politika, po sikur t’ju themi që edhe personazhet e famshëm italianë, më saktësisht aktorët e famshëm, janë duke kaluar pushimet këtu…

Po, po dhe akoma më specifikisht e kemi fjalën për Checco Zalone-n, aktorin dhe komedianin mjaft të njohur në vendin fqinj e në të gjithë Evropën, që mesa duket momentalisht është në Palasë, nën shoqërinë e miqve nga Shqipëria ndër të tjera.

Në fakt ka qenë Marcela Lati, e cila nëpërmjet një postimi në Instagram nga Palasa, tregon se Checco është në Shqipëri, ndërsa foton e tyre e shoqëron me një prej shprehjeve të tij më të famshme nga filmat komedi që ka realizuar, megjithatë vetë aktori deri më tani nuk ka bërë asnjë postim për të treguar arsyen e vizitës në vendin tonë, kështu që po hamendësojmë që janë pushimet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.


Na ndiqni: