Aksident i frikshëm në aksin Korçë- Devoll/ 41-vjeçari humbet kontrollin e Fordit dhe del nga rruga, plagoset pasagjeri…

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në aksin rrugor “Devoll-Korçë”, pranë fshatit Dishnicë, Korçë, shtetasi E. V., 41 vjeç, banues në Ersekë, Kolonjë, duke drejtuar automjetin tip “Ford”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin, dhe për këtë shkak automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti janë dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi E. V. dhe pasagjeri J. T., 18 vjeç, banues në Korçë, të cilët u transportuan për mjekim, në spitalin e Korçës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.