Një aksident është regjistruar pak momente më parë në aksin nacional Pogradec-Qafë-Thanë në afërsi të fshatit Pojskë. Sipas informacioneve paraprake mësohet se në aksident janë përfshirë një fugon dhe një mjet, ku për pasojë kanë mbetur të dëmtuar 2 shtetas të cilët u transportuan në spitalin e Pogradecit.
Policia në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit ndërkohë paeaprakisht dyshohet për shkak të lagështisë në rrugë.


