Në një intervistë të fundit për “The Hollywood Reporter”, gjatë eventit “Women in Entertainment”, Adele pati rasti të fliste gjërë e gjatë për karrierën e saj, industrinë e muzikës dhe jetesën aktualisht në Los Angeles, ndërsa për një moment ndaloi edhe tek artistja shqiptare, me këtë të fundit që i është rikthyer fuqishëm muzikës dhe pritet së shpejti të nxjerrë edhe albumin e ri.
Kështu, duke folur për gjërat emocionuese që po ndodhin në muzikë së fundmi, Adele tha se është mjaft e emocionuar për rikthimin e Duas, duke u shprehur.
“Jam mjaft e emocionuar që Dua Lipa është rikthyer. Kur dëgjova për herë të parë ‘I’ve got new rules, I count ’em’ (duke kënduar) më kujtohet që i thashë menaxherit tim, ‘Wow. Kjo do të jetë ylli i ri i muzikës pop. Jam shumë e emocionuar që është rikthyer vërtetë”.
Një kompliment shumë i madh për t’u marrë nga një artiste si Adele, e para sepse titullin si “ylli i Pop”-it, ndër vite e kanë pasur artistë si Britney Spears, Lady Gaga, apo edhe Beyonce (që tani është mbretëresha” dhe e dyta sepse, edhe nëse vetë nuk është pop, britanikja di si ta dallojë kush është “yll”.


