‘Bora tha po’ në premierën e filmit të tyre(Video)

Aktori i propozoi për martesë në ambientet e brendshme të kinemasë ku po mbahet premiera e filmit të çiftit. “Do të doja ta kalonim jetën bashkë. A do të martohesh me mua?”, u shpreh Donaldi teksa ishte i ulur në gjunjë.

“PO” ishte përgjigja e Bora Zemanit, e cila me një propozim përpara qindra pranoi unazën e partnerit të saj.

Pjesë e propozimit të veçantë ishte edhe djali i moderatores, Arbori, i cili po ndiqte deklaratën e Donaldit i përqafuar me nënën e tij.

I gjithë momenti ishte emocionues për të tre ata, ndërsa salla u “pushtua” nga brohorimat e të ftuarve.

https://youtube.com/shorts/txH4arOLo7Y?si=wSW7cJ-Tub575yVl

Bora Zemani & Donald Veshaj ne premieren e filmit “5 here Jo”

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.