I fshehur mes arrkave me birra/ Kapet i arratisuri nga burgu, po vinte drejt Shqipërisë…

Një tjetër shqiptar ka rënë në prangat e Policisë italiane. Sipas mediave vendase mësohet se shqiptari ishte fshehur mes paletave me birrë dhe detergjentëve dhe ishte gati që të nisej për në Shqipëri. Mirëpo, policët në portin e Barit e zbuluan shqiptarin dhe e çuan në qeli para se të largohej përfundimisht nga toka italiane.

Ky shtetas, identiteti i të cilit deri më tani nuk është publik nga mediat italiane, ishte dënuar më herët nga gjykata e Vallo della Lucania, pasi konsiderohej anëtar i një organizate të përfshirë në vjedhje në zonën e Cilentos.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.