E rëndë në Itali/ 41-vjeçari shqiptar godet 7 herë me th*kë një grua shtatzënë…

Një ngjarje tronditëse është regjistruar mbrëmjen e sotme në Itali. Një grua 27-vjeçare, Vanessa Ballan, ka vdekur pasi u godit me thikë për vdekje në hyrje të shtëpisë së saj në provincën e Trevisos të martën, ngjarja më e fundit në një valë alarmante të femicidit në Itali,siç shkruan Ansa. Në trupin e viktimës, u konstatuan plagë të ndryshme me thikë, të paktën shtatë në pjesën e gjoksit. Për më tepër, fytyra e saj ishte e fryrë dhe gruaja ishte rrahur para se të vritej.

Tre muajshe shtatzënë me fëmijën e saj të dytë, ndërsa i pari është 4 vjeç.

Ajo ishte e martuar që nga viti 2013 me Nicola Scapinello, si ajo me origjinë nga Castelfranco Veneto. Çifti ishte zhvendosur në Riese disa vite më parë, ku Vanessa punonte si asistente shitjesh në një supermarket. Në momentin e sulmit brutal, bashkëshorti i Vanessa-s ishte në punë dhe djali i saj 4-vjeçar në kopsht. Policia ka nisur një gjueti për 41-vjeçarin Bujar Fandaj shtetas kosovar i cili banon në qytetin e afërt Altivole.

Prokurorët kanë zbuluar në telefonin e 26-vjeçares disa mesazhe kërcënuese, madje e reja muajin e kaluar e kishte denoncuar shqiptarin edhe për përndjekje. Por këto mesazhe ajo i kishte fshirë që partneri i saj të mos i shihte.

Bujari në shtëpinë e 26-vjeçares kishte shkuar me biçikletë dhe me vete kishte marrë edhe një çekiç për të thyer derën e xhamit që të çonte në shtëpinë e saj. Ai në fillim e ka goditur disa herë në fytyrë gruan dhe më pas e ka goditur të paktën shtatë herë me thikë në gjoks. Në duart e gruas dhe në fytyrë kishte shenja të shumta duke konfirmuar se viktima u përpoq të mbrohej dhe të shpëtonte nga shqiptari.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.