Tronditet Selaniku/ Shqiptarit i bëjnë atentat, persona të armatosur e qëllojnë nga makina…

Qëllohet me armë zjarri shqiptari në Selanik .Ngjarja në orën 22.00 me orën greke, në zonën e “Xirokrini”, në rrugën “Ampelonon”. Nga një automjet është hapur zjarr ndaj një shtetasi shqiptar, i cili ka mbetur i plagosur. Automjeti është larguar me shpejtësi. Në vendngjarje forca të shumta policore.

I riu shqiptar po trajtohet në spitalin Ipokratei me plagë në kofshë, ndërsa sipas informacioneve nga mediat greke, ka pasur debate të mëparshme mes njerëz të përfshirë në sulm dhe atij.

Në të njëjtën kohë, kërkimet e policisë greke vijojnë për të tjerët që kanë qenë me autorin dhe kanë marrë pjesë në episodin e përgjakshëm. Policia ka nisur kërkimet për të lokalizuar dhe vënë në pranga autorin i cili duket se e ka njohur viktimën. Në të njëjtën kohë, ata po mbledhin deklarata të dëshmitarëve nga personat që ishin para ngjarjes.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.