E rëndë/ 14-vjeçari godet me th*kë 2 moshatarët ,pas një sherri. Perfundojnë në spital…

Dy të mitur kanë mbetur të plagosur pas një sherri të çastit në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:15 të 22 dhjetorit, në vendin e quajtur “Stadiumi“, gjatë një konflikti të çastit. Autori 14 vjeç i ka plagosur me thikë dy të mitur 13 e 15 vjeç, të cilët janë dërguar në spital dhe po marrin ndihmën mjekësore jashtë rrezikut për jetën.

Pas plagosjes, E. K., rreth 14 vjeç, është larguar nga vendi i ngjarjes, por më pas ka rënë në pranga.

Informacion paraprak:

Rreth orës 18:15, në vendin e quajtur “Stadiumi“, gjatë një konflikti të çastit dyshohet se shtetasi E. F 14 vjeç ka dëmtuar me mjet të mprehtë ( thikë) dy të mitur 13 e 15 vjeç, të cilët janë dërguar në spital dhe po marrin ndimën mjekësore jashtë rrezikut për jetën

Shërbimet e Policisë shkuan menjëherë në vendngjarje dhe pas disa minutash kontrolli në zonë bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar shtetasit E. K., rreth 14 vjeç. Shtetasi E. K po shoqërohet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë dhe do kryehen veprime proceduriale në prani të psikologut dhe familjarëve nën drejtimin e Prokurorit. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.