Edhe ditën e sotme monedha europiane ka pësuar rritje me 1 pikë në agjencitë e këmbimit valutor. 1 Euro u këmbye me 103.1 Lekë në blerje dhe 104.1 në shitje, ndërsa 1 Dollar me 94,3 në blerje dhe 95,3 Lekë në shitje.
Banka e Shqipërisë ndërkohë ka parashikuar një ndërhyrje energjike për të mbajtur nën kontroll kursin e këmbimit valutor.
Përgjatë 2024-ës, Banka nëpërmjet 20 ankandeve synon të blejë deri në 330 milionë Euro me synimin parandalimin e mbi çmimit të Lekut.

