Këta janë opinionistët e “BBVIP3(Emrat)

Edicioni i tretë i “BBVIP” nis këtë javë, teksa gjithë fansat e reality show-t kanë nisur numërin mbrapsht, për të njohur banorët e rinj, aq shumë të përfolur gjatë këtyre javëve të fundit, teksa këtë sezon, ndryshe nga të kaluarit, programi do të drejtohet nga Ledion Lico. E teksa presim të mësojmë konkurrentët dhe surprizat që ka rezervuar produksioni këtë edicion, kuriozitet ka pasur edhe për opinionistët, me shumë emra që janë aluduar për pozicionet e rëndësishme,

që nga Luiz Ejlli e deri tek Grida Duma.

Ditën e sotme, Top Channel ka vendosur të zbulojë zyrtarisht opinionistët, teksa ka bërë me dije se Arbër Hajdari do të rikthehet sërish në pozicionin që ka mbajtur në dy sezonet e shkuara, pavarësisht se pritej që të mos ishte më pjesë, të paktën sipas fjalëve të tij.

Ndërkohë, surpriza më e madhe vjen krah Arbërit, teksa Ori Nebiaj do të jetë në rolin e opinionsitet. Deputetja e “PD”, u largua nga televizioni kur mori rolin në politikë, megjithatë tashmë kthehet në ekran me një detyrë të re, për të komentuar banorët dhe të gjitha ngjarjet e “Big Brother VIP 3”.

Një dyshe dinamike dhe mjaft interesante.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.