Ky edicion i “BBVIP”, përvec se do të vijë me një drejtues të ri të spektalit, Ledion Licon, do vijë edhe me një drejtues të ri sa i takon “prapaskenës”, kamerave dhe gjithë punës kolasale që bëhet për të ardhur produkti përfundimtar që ne shohim në ekranet tona. Po flasim për rolin e regjizorit, që këtë sezon i është besuar Ergys Lubonjës, bashkëpunëtor i Licos në disa produksione, sidomos në “The Voice”,
e duket se me ardhjen e tij, do të vijnë edhe shumë risi sa i takon reality show-t.
Në një intervistë të shkurtër sot, Lubonja ka bërë me dije disa detaje sa i takon këtyre risive, ku ndër të tjera ka zbuluar se këtë vit do të ketë 100 kamera brenda shtëpisë më të ndjekur në shtëpi, teksa stafi teknik i “Top Channel” ka bërë një punë masive në vendosjen e tyre.
Po ashtu do të ketë një intercom të ri, e teksa shpjegon qasjen teknike të këtij sistemi, tregon se do të shërbejë në fund që publiku mos humbasë asgjë nga programi, në kohë reale, po ashtu ka teknologji të re mikrofonash dhe audio-je dhe shumë mikrofona të fshehur brenda shtëpisë, ndryshe nga më parë.
Po ashtu, regjizori i njohur tha se përtej anës teknike, që publiku do ta kuptojë në momentet e transmetimit ditor dhe në netët e Prime-t, ai tha se kasti është i shkëlqyer dhe po ashtu përmbajtja e këtij edicioni, të paktën sipas tij, do të jetë fantastike. Tani presim vetëm nisjen, më 13 janatr, teksa numërimi mbrapsht ka filluar.
