Egnatia ka triumfuar në shtëpi përballë Skënderbeut në sfidën e vlefshme për javën e 19-të të “Abissnet Superiore”. Ndeshja e zhvilluar në “Arena Egnatia” përfundoi me fitoren minimale 1-0 të vendasve. Në pjesën e parë nuk pati gola, ndërsa vendimtare ishte minuta e 59-të. Vendasit fituan një penallti, kjo edhe falë neglizhencës së prapavijës korçare.
Fernando ia doli të kthente mjaft bukur në gol një 11-metërsh qe deri diku ishte i dyshimtë .Gjithsesi Braziliani shënoi me “panenka”.
Skënderbeu provoi në minutat e fundit të ndryshonte fatin e sfidës duke u hedhur i tëri në sulm, por ishte i pasaktë para Sherrit, duke u dorëzuar në fund me shifrat 1-0. Kështu, Egnatia është më e qetë në vendin e parë në kryesim me 40 pikë ndërsa po përpiqet që të integrojë lojtarët e rinj që ka afruar gjatë merkatos. Kurse Skënderbeu vazhdon rrëshqitjen me 22 pikë dhe tashmë rrezikon seriozisht të përfshihet në luftën për mbijetesë.
EGNATIA 1-0 SKËNDERBEU
Fernando (P) 59′
FORMACIONET ZYRTARE:
EGNATIA: Sherri, Fangaj, Dulisse, Xhemajli, Ndreca, Mëllugja, Zejnullai, Fernando, Spahiu, Joel, Gjata. Trajner: Edlir Tetova
SKËNDERBEU: Alia, Gërxho, Ramos, Prençi, Shaqe, Rabiu, Randi, Juri, Liço, Rashica, Frenklin. Trajner: Ivan Gvozdenoviç
Stadiumi: “Arena Egnatia”
Kategoria Superiore: Java e 19-të
Arbitër: Emanuela Rusta

