Realiteti nuk më lumturon. Nuk do kisha dashur që vajza të rritej me prindër të ndarë”, Elia Zaharia reagon për divorcin nga Princ Leka

Pas princ Lekës, edhe Elia Zaharia ka konfirmuar ndarjen. Ajo shprehet se sot kanë nisur proceduart e divorcit, ndërsa shkruan se ky nuk është një realitet që e lumturon.

Postimi i Elia Zaharias:

Miq dhe dashamirës, Më duhet tju komunikoj që sot filluam procedurat ligjore për zgjidhjen e martesës, pasi vendosëm bashkarisht të kërkojmë zyrtarizimin e divorcit! Ky nuk është aspak një realitet që më lumturon, pasi besoj në vlerat e familjes si gjënë më të shtrenjtë! Kurrsesi nuk do kisha zgjedhur për vajzën time të rritej me prindër të ndarë, por ndonjëherë ndarja qenka e vetmja rrugëzgjidhje!

Ajo ç’ka ka më shumë rëndësi, është që vogëlushja ime ta përjetojë këtë moment sa më lehtë të jetë e mundur! Ju falenderoj shumë të gjithëve ju që më keni shkruar e më keni dhënë kurajo! Pavarësisht këtyre muajve të vështirë që kam kaluar, dashamirësia juaj më ka dhënë forcë!

Ju uroj shëndet e lumturi në familjet tuaja!

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.