Shtëpia më e famshme në Shqipëri ka hapur dyert të shtunën (13 janar). Akoma pa u bërë 48 orë nga nisja e spektaklit, banorët kanë filluar me debate, intriga e me aleanca. Teksa është publikuar një insert i shkurtër i spektaklit të së martës, bëhen të ditur se të martën (16 janar) do të futen edhe gjashtë banorë të tjerë.
Momentalisht në shtëpi janë 18 konkurrentë, të cilët i përkasin fushave e profileve të ndryshme. Big Brother Vip sivjet moderohet nga Ledion Liço, shoqëruar nga dy opinionistët zyrtarë: Arbër Hajdari dhe Ori Nebiaj.
