Aksident i frikshëm në Korçë, makina kthehet përmbys, plagoset shoferi

Një aksident i frikshëm ka ndodhur mesditën e së premtes në unazën veriore të qytetit të Korçës. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të vendit të quajtur “Dritat e Verdha”, ku një automjet tip” Volvo” është përmbysur në mes të rrugës. Raportohet qe për fat të mirë shoferi ka shpëtuar pa lëndime serioze. Sipas policisë mësohet se në momentin e aksidentit drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit duke sjellë dhe përmbysjen e makinës.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.