Dëbora i shtyu ndeshjen kundër Dinamos, Skënderbeu ‘izolohet’ në Pallatin e Sportit(Foto)

Dëbora e dendur që “pushtoi” këtë të shtunë një pjesë të madhe të Shqipërisë bëri që ndeshja mes Skënderbeut dhe Dinamos në Korçë të shtyhej. Sasia e madhe e dëborës e bëri të pamundur pastrimin e fushës me duelin e Superligës që do zhvillohet në një tjetër datë. Në Korçë nuk kanë humbur kohë dhe trajneri Ivan Gvozdenovic e ka nxjerrë ekipin e tij në stërvitje.

Serbi ka gjetur një ide origjinale dhe Skënderbeu është stërvitur këtë pasdite në Pallatin e Sportit “Tamara Nikolla”.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.