Një aksident i frikshem ka ndodhur paraditën e sotme në Cangonj në aksin nacional Korçë-Bilisht .Nje makinë shërbimi TAXI, me të cilën udhëtonin 5 persona doli nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Si pasojë e aksidentit 2 persona kanë mbetur të plagosur të cilët janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Shkak për aksidentin është bërë koha e keqe dhe moti me shi.


