‘Turistët janë lodhur’ /Korça ka gjithçka por s’ka organizim ,ka kaluar kohë që behën të njejtat aktivitete…

Nga healthy by tea :
Nese bën nje krahasim me paketat turistike qe ofrohen udhëtime ne fundjave per Parga, Barcelone, Romë etj etj. Janë 120€ – 150€ person me bileta avioni,hotel dhe mengjese te perfshira. Ne Korce hotelet jane minimalisht 50€, po shpenzimet e tjera?
E dyta: Korca nuk ka guide! Korca nuk ka vec pedonalen, pazarin, parkun, Dardhën apo Voskopojën.

Ka shume me shumë pika turistike që njerezit nuk i dine. Kanë 10 vjet që vijne në Korcë dhe shohin te njejtat gjera. Korca eshte shumë e bukur, por ka nevoje per strategji ne promovim.

Sidomos tani që kanë kaluar shumë kohe dhe behen te njejtat aktivitete.

Korca ka super histori, ka monumente, ka kisha
qe 90% e turisteve nuk i dijne. Pacientet e mi kur vijne ne Korce më
pyesin mua se cfare te vizitojnë se jane te lodhur nga 3 gjera. Korca ka
aktivitete që perseri nuk ka
informacion te plotë kur dhe si janë.
Korca ka kulinari.

Korca ka gjithcka,
por ska organizim dhe humbasin.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.