Po udhëtonte me shokët, ky është 18-vjeçari që u shua në aksident në Librazhd…

Dorian Belba, i riu që shihni në foto është 18-vjeçari që humbi jetën në aksidentin tragjik të ndodhur mbrëmjen e kaluar në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas. I riu ka qenë duke lëvizur me makinë bashkë me 3 shokë të tij, kur makina e drejtuar nga 21-vjeçari Meglind Zeneli ka dalë nga rruga dhe ka përfunuduar në lumë.

Si pasojë e këtij aksidenti, 18-vjeçari Belba ka humbur jetën në vendngjarje ndërsa kanë mbetur të plagosur drejtuesi i automjetit dhe 2 pasagjerë të tjerë, Gerald Verçani 19 vjeç, Janikos Shyti 20 vjeç.

Këta të fundit janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital, për momentin jashtë rrezikut për jetën .Rrethanat e aksidentit janë ende nën hetim nga grupi hetimor.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.