Korçë/ Thyen masën ‘arrest shtëpie’ ,policia i shpall në kërkim 15-vjeçarin dhe 13-vjeçaren…

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori dhe po vijojnë punën për kapjen e një 15-vjeçari, banues në Korçë, pasi nga kontrolli i ushtruar rezultoi se kishte dalë jashtë banesës së tij, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, e cila i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vjedhja”.

Gjithashtu, po punohet për gjetjen e një 13-vjeçareje, banuese në Korçë, e cila dyshohet se është larguar bashkë me këtë shtetas.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.