Humbje ,Dinamo mund Skenderbeun në Korçë….

Superliga shqiptare merr tjetër rrjedhë pas fitores 0-1 të Dinamos në Korçë kundër vendasve të Skënderbeut. Ndeshja e prapambetur për javën e 18-të është fituar nga miqtë e Dritan Mehmetit, që tanimë janë në vendin e katërt duke spostuar Tiranën jashtë zonës “Final Four”. Nën një atmosferë të ngrohtë, sfida në Korçë nisi me aksione nga të dyja skuadrat.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, me Blutë më kërkues me Denisson dhe Zabërgjën.

Duhej minuta e 52-të që ndeshja të zhbllokohej. Zabërgja lëviz bukur në zonë dhe ndërhyrja e prapavijës korçare në dëm të tij është cilësuar si e parregullt. Nga pika e bardhë e penalltisë nuk gabon Lorenco Vila, që shënon golin e gjashtë personal këtë sezon. Edhe pse Skënderbeu tentoi të barazonte, në fund “Nëndetësja” merr tri pikë të plota dhe për herë të parë këtë sezon e sheh veten në vendin e katërt, pozicion ky që të çon në ndeshjet finale sipas formulës “Final Four” që do aplikohet në fundin e sezonit të rregullt.

52’ GOOOL DINAMO! Shënon Vila me penallti. (VIDEO)

51’ Penallti për Dinamon! Andoni rrëzohet në zonë pas një kontakti me Ramos dhe gjyqtari nuk ka dyshime duke bërë shenjë nga pika e bardhë. (VIDEO)

FORMACIONET ZYRTARE

SKËNDERBEU: Alia, Mateus, Prençi, Rabiu, Vangjeli, Janaqi, Liço, Gerço, Rashica, Nikaj, Franklin.
Trajner: Ivan Gvozdenoviç

DINAMO: Sali, Marku, Behiratçe, Hoxha, Smaçi, Gudiabi, Lorran, Andoni, Vila, Zabërgja, Denison.
Trajner: Dritan Mehmeti

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.