Një përplasje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e kësaj të premte në qytetin e Pogradecit. Mësohet se ka mbetur i plagosur me plumb ,shtetasi Alted Olldashi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur tek vendi i quajtur ‘kryqëzimi i Tushemishtit’ ,në afërsi të një karburanti brenda qytetit .27-vjeçari i plagosur ,ka shkuar në spitalin rajonal të Pogradecit për mjekim.
Ndaj tij është qëlluar katër herë, ndërsa mesohet se vetëm dy prej plumbave e kanë kapur atë, një në pjesën e këmbës dhe një tjetër në pjesën e shpatullës.
Pasi ka ndodhur ngjarja policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ndersa personat e përfshirë në konflikt janë larguar.
Njoftimi i policisë:
Pogradec/Informacion paraprak
Më datë 01.03.2024, rreth orës 16:30, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Tushemishtit”, gjatë një konflikti të çastit, dyshohet se ka mbetur i plagosur me armë zjarri shtetasi A. J., rreth 27 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, i cili u dërgua në spitalin e Pogradecit për ndihmë mjekësore, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të ngjarjes shtetasit D. M., 26 vjeç. Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit, me qëllim kapjen dhe vënien para përgjegjësisë të autorit të dyshuar. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.


