Skënderbeu ia ka dalë të marri një fitore të rëndësishme në javëne 26-të. Korçarët kanë triumfuar 1-0 ndaj Laçit në transfertë. Një festë te skuadra e Ivan Gvozdenovic që ia doli të shnëonte me Ardit Nikaj në minutën e 89-të të takimit, me korçarët që nisen në kundërsulm dhe kalojnë Dajsinanin. Pas këtyre 3 pikëve, “Ujqërit e Dëborës” ngjiten në kuotën e 37-pikëve dhe kapin “Final –Four”, duke nxjerrë momentalisht Tiranën nga vendi i 4-të.
LAÇI 0-1 SKËNDERBEU | 89’Nikaj
89’ GOOOL SKËNDERBEU 0-1/ Pas një kundërsulmi, Kabrel pason për Nikaj, ky i fundit nuk gabon dhe shkund rrjetën e Dajsinanit. (VIDEO)
FORMACIONET ZYRTARE:
LAÇI: Dajsinani, Mjaki, Dajko, Kristian, Prodani, Kryeziu, Manellari, Tresa, Melo, Barjamaj, Sobouejll. Trajner: Mirel Josa
SKËNDERBEU: Alia, Vangjeli, Ramos, Prençi, Gërço, Rabiu, Dumfur, Juri, Liço, Nikaj, Rashica. Trajner: Ivan Govzdenoviç



