Ndahet nga jeta në moshën 65 vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë kryeinxhinieri i RTSH Korça Gjergji Lera. Ai muajin e fundit ishte shtruar në spital në gjendje reaminacioni, por me gjithë trajtimin mjekësor nuk arriti të shpëtonte. Gjergji Lera, një vit më parë doli në pension, me vlerësime nga Radio Televizioni Shqiptar për kontributin e tij disa dekada në institucionin e RTSH Korça.
Lamtumirë Gjergji Lera
