Rastet kur hajdutët grabisin të moshuarit nuk kanë të ndalur. Një rast i tillë është regjistruar në lagjen 9 , ne qytetin e Korçës. Bëhet e ditur se maskat janë futur në shtëpinë e shtetases A.B, 67 vjeçe dhe i kanë vjedhur asaj një sasi parash. Ende nuk dihet shuma e vjedhur e parave, ndërsa e moshuara ndodhej jashte shtetit.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 13.03.2024, në mbrëmje, në lagjen nr. 9, Korçë, në banesën e shtetases A. B., 67 vjeç (e cila aktualisht ndodhet jashtë Shqipërisë), dyshohet se është vjedhur një shumë parash. Nga ana e Policisë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
