Korçë/ Gjendet i pa jetë 50-vjeçari, zbardhen dyshimet e para

Një person është gjetur pa shenja jete mesditën e kësaj sotme në banesën e tij në qytetin e Korçës.

Më datë 17.03.2024, rreth orës 13:20, në lagjen nr. 6, Korçë, në banesën ku jetonte i vetëm, është gjetur i pajetë shtetasi N. I., rreth 50 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas mund të ketë humbur jetën, për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.