Një aksident është shënuar mbrëmjen e sotme në qendër të Durrësit, në lagjen nr.11, ku një makinë ka përplasur një efektiv të policisë Rrugore. Bëhet me dije se një makinë ka përplasur një efektiv të Policisë Rrugore, i cili ka qenë duke menaxhuar trafikun.
Nga përplasja efektivi është dëmtuar në këmbë dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
