U kthye në shtëpinë e saj, por nuk ia doli: “Ina Kasimati ndahet nga jeta…

Mësuesja dhe aktivistja Ina Kasimati ka humbur betejën me sëmundjen e rëndë prej të cilës vuante prej vitesh. Ajo ka ndërruar jetë. Mësuesja e njohur për shumë breza në Tiranë, prej dy vitesh është mjekuar në Francë pas një sëmundjeje të rëndë, të cilën fatkeqësisht nuk ka mundur ta mposhtë. Muajt e fundit ajo kishte kërkuar të kthehej pranë familjes në Vlorë nga Strasburgu, ku mbahej në jetë nga aparaturat,

prej të cilave nuk mund të shkëputej.

Më 8 Mars, falë kontributit të qindra shqiptarëve zyshë Ina Kasimati mbërriti në Aeroportin e Rinasit me avion ambulancë nga Franca, ku po kurohej prej muajsh. Mjekët i kishin rekomanduar të kthehej në Vlorë, pranë familjes.

Ajo u bëri thirrje gjithë atyre që kishin mundësi për mbledhjen e 17 mijë eurove, sepse familjarët nuk e përballonin dot koston e udhëtimit të saj me charter mjekësor nga Franca në Shqipëri. Brenda pak orësh shqiptarët mblodhën mbi 24 mijë euro.

Ina erdhi në shtëpi, shkoi pranë familjes së saj, por fatkeqësisht ata njoftuan se zysha që preku zemrat e qindra e mijëra shqiptarëve u largua përgjithmonë nga kjo jetë, si një grua e fortë që nuk reshti së luftuari deri në momentin e fundit.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.